Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e njohur shqiptare sapo nisi një sfidë të re! A mund ta realizoni?

Aktorja e njohur shqiptare sapo nisi një sfidë të re! A mund ta realizoni?
August 22
17:00 2019

Kudo në botë pati një moment që kudo dëgjoje për sfida nga më të ndryshmet, shumica e të cilave kishin të bënin me kërcimin. Kiki Challenge ka qenë njëra prej tyre, ndër më të realizuarat. “Kiki Challenge”, është një sfidë ku teksa dëgjohet refreni i këngës së Drake, “In my Feelings” një person që është pasagjer në makinë duhet të zbresë nga aty, e të bëjë një koreografi jashtë makinës. E fundit ishte “Bottle Cup Challenge”  ose në shqip “Sfida e tapës së shishes”. Me pak fjalë, për ju që ende nuk ju kanë rënë rastit të shihni video vërdallë, ata që e bëjnë këtë sfidë duhet të hapin tapën e një shisheje me anë të një goditje me këmbë, që mund të jetë një goditje taiwkando-je ose disi teknike.

Por në Shqipëri pati edhe shumë sfida tjera, siç ishte ajo e Gjikos në këngën “Bugatti”. Së fundmi po ju tregojmë një tjetër sfidë e cila le të themi sapo është hedhur si ide por që mos u habisni nëse e shihni vrdallë.

Ina Gjonci, aktorja e njohur e Teatrit Kombëtar por edhe e njohur ndryshe si Lina e serialit “LLT”, ka publikuar në Instastory një ide për  “summer challenge”: Të mbash një vezë në pjesën poshtë qafës, aty ku nisin kockat e kraharorit të cilat janë më të dukshmet tek vajzat e dobëta, në po të njëjtën mënyrë si Ina ka bërë në foto.

Në fakt duket e thjesht kur e sheh por duhet të gjesh këndin e duhur në të cilin të vendosësh vezën. A e keni provuar?

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje