Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e njohur pranon publikisht: “Kam ngrënë placentën time dhe ishte shumë e shijshme”

Aktorja e njohur pranon publikisht: “Kam ngrënë placentën time dhe ishte shumë e shijshme”
November 09
20:38 2018

Nuk është hera e parë që e dëgjojmë këtë  dhe aktorja nuk është e para që e ka bërë. Por Hilary Duff është e para që e ka pranuar publikisht në një intervistë për emisionin “Informed Pregnancy”. Ajo tha se ka ngrënë placentën e saj në një mënyrë krejt të çuditshme. Hilary u shpreh se kishte pirë një smotthie e cila kishte si përbërës manaferrat, lëng frutash dhe placentën të cilën e kishte hequr pasi lindi vajzën e saj Banks Violet.

Aktorja nuk u ndal me kaq por tregoi se ajo ishte “smoothie” më e mirë që kishte provuar ndonjëherë.

“Të them të vërtetën, nuk kisha provuar pije aq të shijshme që kur isha 10-vjeçe, kishte shumë kalori dhe shije shumë të mire”.

Placentën Duff e kishte vendosur me kuba akulli në frigorifer që ta konsumonte më vonë. Ajo solli në jetë me 25 tetor vajzën e saj pas djalit 6-vjeçar me partnerin e saj Mate Koma. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje