Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e njohur: Është e turpshme që komentoni trupin e femrës pas lindjes…

August 24
11:55 2016

Tetë muaj pas lindjes së fëmijës së dytë të saj, Blake Lively ka folur rreth pasigurisë që karakterizon skenat e saj me rrobebanjo, në filmin e fundit.

“Ka një pasiguri që përshkon së fundmi skenat e mia me rroba banjo, vetëm 8 muaj pas lindjes. Ju nuk doni që një lexues i revistës kur t’iu shohë të thotë “ugh, shikoni atë”, por “woow, shikojeni atë”.

Lively, e cila lindi fëmijën e saj të parë me Ryan Reynolds në Dhjetor 2014, shprehet se tashmë e kupton më mirë problemin me të cilin duhet të përballen gratë gjatë shtatzënisë, apo pas lindjes.

“Është e turpshme, sepse nuk ka pse të ketë reagime negative ndaj dikujt që ka lindur një fëmijë. Trupi juaj është aq i bukur. Ju sigurisht që nuk mund të sfiloni si modelet e “Victoria Secret”, por jeni e bukur në mënyrën tuaj.”, është shprehur Lively për “Herald Sun”.

Kohët e fundit, aktorja zbuloi dietën e rreptë që ajo është duke ndjekur, një punë aspak e lehtë.

“Ajo duhet të inkurajojë njerëzit. Po flasim për një grua që në Dhjetor lindi fëmijën e saj dhe tashmë ajo po xhiron skenë filmi me rroba banjo. Kjo është spektakolare!”, shprehet trajneri i saj. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje