Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aktorja e njohur e “Njerëz e fate” humb nënën

March 01
16:22 2017

 

Me siguri e mbani mend gjimnazisten e serialit “Njerëz e fate”, Erën!

Po flasim për aktoren e njohur të teatrit Eni Jani, e cila sot ka humbur nënën e saj, Suzana Jani.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti i aktores Genci Fuga, i cili ka postuar në Facebook foton e zonjës së ndjerë dhe shkruan: “Me hidhërim të madh lajmërojmë se Suzana Jani (gjyshja e Stinës, Kriosit, Ajnurit e Ajrit) ka ndërruar jetë. Familjarët janë mbledhur për përcjelljen e fundit tek ambientet e “Alba 2000” (pranë Medresesë). Përcjellja do të jetë nesër në orën 11.00 (nga ambientet e “Alba 2000 funeral” në drejtim të varrezave të Sharrës”.

Ne i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së aktores së njohur! /Blitz.al/

 

Share