Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë!

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë!
September 16
19:49 2019

Keira Knightley është bërë sërish nënë.

Aktorja e njohur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë disa ditë më parë por lajmi është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Daily Mail ka zbuluar lajmin, teksa ka fotografuar artisten me bashkëshortin James Righton duke shëtitur me karrocë anëtarin më të ri të familjes, për të cilin ende nuk dihet gjinia.

Keira Knightley njihet për natyrën e saj diskrete përsa i përket jetës private, ndaj edhe fshehtësia në këtë rast nuk ishtë një e papritur.

Edhe kur lindi vajza e parë Edie, në 2015, ajo nuk njoftoi zyrtarisht për lindjen, duke evituar edhe njoftimet social dhe ekskluzive në media./Blitz.al/

Share