Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e humorit ironizon ministren e Kulturës

November 12
16:06 2016

marjana-kondi-6

Panairi i Librit ka hapur dyert për të gjithë adhuruesit e letrave. Botues e shkrimtarë marrin pjesë në këtë panair për të prezantuar punët e tyre.

Një ndër vizitorët e këtij panairi ka qenë edhe aktorja e humorit Marjana Kondi, por ndryshe nga të tjerë, që u mahnitën nga shumëllojshmëria e librave, asaj i ka bërë diçka tjetër përshtypje.

Pak më parë, aktorja ka postuar në Facebook një status, ku shkruan:

“Po shihja Panairin e Librit, shumë bukur, shumë njerëz, shumë mendime… shkruar libra nga autorë shqiptarë, poetë, politikanë, moderatorë e shumë të tjerë… Sa çudi më vjen me ministren tonë të Kulturës, zonjën Mirela Kumbaro, si nuk ka shkruar një libër? Mund ta kem gabim, por doja të na kulturonte pak”.

Nëpërmjet këtij postimi ajo ka ironizuar ministren e Kulturës, por nuk dihet saktësisht se për çfarë e ka bërë aktorja këtë./Blitz.al/

mar

Komento
Shperndaje