Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e famshme mbush 50 vjeç: Prita gjatë për të gjetur një burrë me më shumë b*** se unë

Aktorja e famshme mbush 50 vjeç: Prita gjatë për të gjetur një burrë me më shumë b*** se unë
September 03
12:48 2016

Aktorja seksi Salma Hayek, edhe pse tashmë në moshën 50-vjeçare, vazhdon të ruajë bukurinë latine, të ndërthurur me format jo të zakonshme.

“Në fillim më ofronin vetëm role seksi. Më qëllon edhe tani, por kam filluar ta marr si kompliment”, – shprehet ajo.

Hayek u lind në Meksikë dhe në vitin 1991 u transferua në Hollywood për të vazhduar karrierën e saj të pasur me paraqitjet në filmat “Desperado”, “Four Rooms”, “The Faculty”, “Mission 3D – Game Over” etj.

Në vitin 2009 ajo u martua me milionerin francez François-Henri Pinault, me të cilin kishte një vajzë.

“Më duhej të prisja gjatë për të gjetur një burrë me më shumë b*** se unë. Pjesa më e madhe e burrave janë të dobët, kanë frikë të përballen dhe e ndërtojnë jetën në mënyrë që të kenë të bëjnë sa më pak me ndjenjat”, – shprehet Hayek.

Në 50-vjetorin e saj, Hayek gjithashtu flet edhe për formën e saj fizike:

“Nëse jam me dietë dhe stërvitem bëhem shumë e vështirë. Preferoj të jem pak më e mbushur. Kam celulit, po pastaj? Duhet ta duash veten për atë që je. Kjo është një këshillë që funksionon për trupin dhe për çdo gjë tjetër në jetë”, – shton Hayek, si për t’u dhënë një mesazh të gjitha vajzave dhe grave anembanë botës për t’u ndier mirë me trupat e tyre. /Blitz.al/

Shperndaje