Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e famshme, e prekur nga kanceri

Aktorja e famshme, e prekur nga kanceri
March 23
17:36 2016

E njihni Barbara Morin? Është aktorja që ka luajtur rolin e Rubit në telenovelën me të njëjtin titull, e cila u prek nga kanceri në moshën 29- vjeçare.

Ajo ishte në majat e suksesit dhe kishte një djalë të vogël kur u diagnostikua me kancer. Në një intervistë, ajo shprehet: “Nuk ishte një lajm i mirë, sidomos në periudhën kur e mësova. Por mora masat e menjëhershme dhe nuk kisha nevojë për të bërë kimioterapi”.

Barbara arriti t’u shpëtonte kimioterapive, madje edhe kancerit, duke arritur shërim të plotë. Ndryshe nga shumë të tjerë, ajo nuk i është rikthyer rutinës së përgjithshme, por ka marrë përsipër angazhime për të mbështetur të gjithë ata që po vuajnë fatin e dikurshëm të saj.

“Ji mirënjohës për çdo minutë të jetës dhe ki kurajën të rrezikosh. Të qenit i guximshëm na jep mundësinë të tregojmë vlerat tona. Ji falënderues për çfarë ke dhe shijo jetën”, – ky është mesazhi që “Rubi” u jep të gjithëve, qofshin të sëmurë apo jo.

Komento
Etiketimet
Shperndaje