Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja e famshme e ka ndarë mendjen: Nga një yll Hollywood-i, sot ëndërron të jetë një shtëpiake e mirë…

Aktorja e famshme e ka ndarë mendjen: Nga një yll Hollywood-i, sot ëndërron të jetë një shtëpiake e mirë…
March 13
12:50 2018

Ndoshta ka ardhur momenti tashmë që aktorja Cameron Diaz të rrëfejë se ka nevojë të tërhiqet nga skena për t’ju përkushtuar bashkëshortit, muzikantit Benji Madden dhe familjes. Thashethemet kanë ardhur nga një koleg i saji me të cilin ka luajtur në filmin “The Sweetest Thing” (2002) .

“Kam folur me Cameron dhe ishim duke rikujtuar edhe njëherë momentet nga filmi. Do të më pëlqente të punoja edhe një herë me të por tashmë ajo ka dalë në pension dhe nuk punon më.”- ka zbuluar Blair gjatë një eventi në Los Angeles.

“Në fakt, do të thoja që nuk ka nevojë të bëjë një tjetër film, ka një jetë shumë të bukur dhe nuk e di çfarë mund ta bëntë të kthehej pas, është shumë e lumtur.”- ka thënë miku i saj. Pas disa filmave të suksesshëm, Cameron është kthyer në një nga aktoret më të paguara në Hollywood me shumë role kryesore.

Gjithashtu, aktorja ka gjetur lumturinë e saj edhe pasi është martuar me rockerin e njohur të “Good Carlotte”, Benji Madde.

Pra, familja, shtëpia, burri: thua të jetë një vendim përfundimtar? Në fakt edhe prestigjozja “Daily Star” nuk e ka shumë të sigurt këtë burim sepse Diaz është shumë e kërkuar akoma, por sipas fjalëve që po qarkullojnë ajo nuk është më e interesuar ndoshta sepse mund të ketë vendosur edhe  të ketë një fëmijë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje