Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja Brooke Mueller largohet nga shtëpia me fëmijët, dyshohet se abuzonte me drogërat

Aktorja Brooke Mueller largohet nga shtëpia me fëmijët, dyshohet se abuzonte me drogërat
November 17
12:25 2016

Brooke Mueller është shtruar në spital për një vlerësim nga mjekët pas një incidenti të çuditshëm të ndodhur pak orë më parë. Aktorja e njohur është zhdukur për disa orë bashkë me binjakët e saj.

Departamenti i Sigurisë Publike ka marrë një telefonatë nga një zonjë, që mendohet të jetë mamaja e Brooke Mueller, e cila është shprehur se vajza e  saj ishte larguar nga shtëpia bashkë me dy fëmijët. Policia ka identifikuar dhe gjetur vendndodhjen e aktores dhe fëmijëve të saj. Sipas TMZ, aktorja ishte parë në ambientet e një bari me binjakët,  e shkujdesur dhe zbathur. Sipas dëshmitarëve, me ta ka qenë e pranishme edhe një dado dhe dy gratë janë konfliktuar me njëra-tjetrën përpara se të arrinin autoritetet. Edhe pse nuk janë ngritur akuza penale, Mueller është dërguar për të kryer kontrollin shëndetësor të nevojshëm.

Mueller dhe Charlie Sheen kanë qenë të martuar prej vitit 2008 deri në vitin 2011. Ajo ka abuzuar në të kaluarën me drogat, madje para tre vitesh ajo e humbi kujdestarinë e fëmijëve për një kohë të shkurtër pikërisht për këtë shkak. Më vonë ajo u shtrua në një qendër rehabilitimi ku qëndroi rreth një vit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje