Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorja Asia Argento: Në shtrat, femrat më të mira se meshkujt!

Aktorja Asia Argento: Në shtrat, femrat më të mira se meshkujt!
July 05
11:13 2016

“Pa seksin nuk ka stabilitet në çift. Në shtrat femrat janë shumë më të mira se meshkujt”.

Nuk heziton aspak aktorja Asia Argento të thotë mendimin e saj për të përjavshmen “Gioia”, ku ndër të tjera shprehet se meshkujt terrorizohen kur duan të prekin femrat.

“Burrat nuk dinë si ta prekin trupin e një gruaje, terrorizohen, duket njësoj sikur do të kryejnë një ndërhyrje”, – thotë Asia.

“Dikush duhet t’i drejtojë. Të ishte për ata do të mjaftoheshin duke u masturbuar përballë një trupi femëror”.

Nuk ndalet me kaq Asia në “sulmin” ndaj meshkujve, kur i cilëson ata si të padobishëm si baballarë:

“I kam rritur fëmijët e mi e vetme, baballarët nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë, as praktike e as afektive. Atëherë, për çfarë shërbejnë? Shumë të tillë sot duan vetëm të krijojnë probleme e nuk bëjnë asgjë për fëmijët”.

Në fund shton se njeriu nuk tradhton me trup, por atëherë kur nuk ka më lidhje, duke treguar edhe një detaj të vogël nga koha kur ishte adoleshente:

“Në vitin e 4-t të shkollës së mesme kam pasur 5 të dashur”.

 

Shperndaje