Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorit 8-vjeçar i ndalohet hyrja në SHBA për premierën e filmit të tij

Aktorit 8-vjeçar i ndalohet hyrja në SHBA për premierën e filmit të tij
November 11
16:49 2016

8-vjeçari indian, Sunny Pawar, i cili luan në filmin pretendent për Oscar, “Lion”, ka marrë një “shuplakë” ditën e sotme, pasi autoritetet amerikane i kanë ndaluar marrjen e vizës për të udhëtuar drejt SHBA-së për premierën e filmit.

Kasti i aktorëve të “Lion” përfshin emra të njohur, si Nicole Kidman dhe Ronney Mara, dhe është vlerësuar nga kritika saqë pretendon të jetë një nga nominimet e bujshme të “Oscars 2017”.

“Variety” raporton Pawar do të fluturonte drejt Los Angeles-it me babain e tij për të ndjekur shfaqjen e filmit në American Film Institute e më pas do të vizitonte New York-un për premierën e filmit. Por aplikimi për vizë është anuluar nga autoritetet e emigracionit në Konsullatën e SHBA-së në Mumbai, pa asnjë arsye konkrete. Dhe sipas presidentit të “Weinstein Company”, kompanisë filmike, ky është rezultati i paranojës së emigracionit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje