Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorin e “Avengers” së shpejti do ta shohim në filmat indianë

Aktorin e “Avengers” së shpejti do ta shohim në filmat indianë
June 10
09:32 2019

Chris Hemsowrth do ti duhet të hyjë në kurs kërcimi dhe këndimi tani që po planifikon të fillojë një karrierë në Bollywood.

Aktori që portretizon Thor tek “Avengers”, e ka kaluar javën e fundit në Indi, duke bërë promovimin e një tjetër filmi ku është protagonist: “Men In Black: International”. E mesa duket 35 vjeçari ka rënë vërtetë në dashuri me vendin, pasi i pyetur nëse do ta konsideronte që të ishte yll-i i një filmi indan, ai u shpreh mëse i gatshëm.

Për IANS aktori tha: “Kam folur me disa producentë për atë mundësi..kështu që mbase. Nuk jam një këngëtar i mirë, por nëse më dërgojnë një skenar do mundohemi të bëjmë diçka.” Dhe për më tepër Chris duket se ka folur dhe me aktoren e njohur indiane, Priyanka Chopra, për mundësinë e të punuarit së bashku.

Lidhja e australianit me shtetin aziatik duket se është e fortë, pasi dhe vajza e tij e vogël ka emrin India, dhe Chris këtë e shpjegon kështu: “Gruaja ime dhe unë kemi kaluar kohën më të bukur të jetës tonë në Indi dhe vendosëm që emrin vajzës t’ja vinim pas këtij shteti.” Ndërkohë për eksperiencën e të filmuarit atje ai tha: “E dua këtë vend dhe njerëzit këtu. Ose të xhiroj një skenë në këto rrugë. Kishte me mijëra njerëz rrotull nesh çdo ditë dhe kur regjizor ndalonte skenat, të gjithë ata bërtisnin ose duartrokisnin. Ndihesh vërtetë sikur je një yll rroku në koncert. Njerëzit janë shumë pozitivë, e vlerësoj shumë këtë.”

Më herët këtë muaj Chris lajmëroi se do të shkëputej nga aktrimi për disa kohë, pasi donte të qëndronte me familjen e tij. Por mesa duket ai do të shkëputet nga aktrimi në Hollywood sepse për në Bollywood, planet janë gati. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje