Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori shqiptar sulmon vajzat: “Më vjen për të vjellë kur reklamoni makina e suita, ndërkohë që babi ju punon shofer”

Aktori shqiptar sulmon vajzat: “Më vjen për të vjellë kur reklamoni makina e suita, ndërkohë që babi ju punon shofer”
July 18
11:39 2017

Olsi Bylyku, aktori i njohur nën rolin e Kimikatit në “Portokalli”, ka publikuar një foto ku u bën “diss” vajzave seksi të Instagram-it.

Ai ka realizuar foton në tualet dhe përbri saj shkruan:

“Për Zotin, kur shoh ca “goca” këtu në Instagram duke reklamuar makina të shtrenjta, suita, shisha, shampanja dhe u njoh familjet, që mami u punon banakiere dhe babi shofer (punë të nderuara, por të gjithë e dimë që me këto dy punë familja mund të të krijojë kushtet të reklamosh vetëm kafen e mëngjesit me ndonjë Philip Morris 10-tsh) dhe kur shoh atë lloj shitje, antivlerë, më vjen një lloj e vjellme nga ato që nuk nxjerr gjë, thjesht të shtrydhet stomaku dhe të dalin sytë lot”.

Kimikati me këtë do të tregojë shtirjet dhe reklamat që bëjnë vajzat në Instagram në kurrizin e dikujt tjetër, pasi familja e tyre nuk ka mundësinë për t’u plotësuar kushtet luksoze. Është pak por e sigurt që deri diku aktori ka të drejtë, por ta ketë pasur me ndonjë të njohur konkretisht? Këtë nuk e dimë… /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje