Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori Robert Downey Jr. nis një punë të re…

Aktori Robert Downey Jr. nis një punë të re…
November 18
17:27 2016

Pas 30 viteve karrierë dhe suksesit të padiskutueshëm si një nga aktorët më të pëlqyer për momentin, Robert Downey Jr. ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë si disa prej kolegëve të tij: të bëhet regjisor.

Ai nuk do të debutojë menjëherë nëpër kinema, por në televizione, pasi do të drejtojë një episod-pilot të serialit “Singularity”.

Seriali është një prodhim i “Team Downey”, kompanisë së krijuar nga aktori amerikan së bashku me bashkëshorten e tij, Susan.

Një periudhë shumë intensive kjo për Robert Downey Jr., i cili krahas detyrës së re si regjisor së shpejti do të jetë protagonist i filmit të radhës “Avengers: Infinity War”, të pjesës së tretë të “Sherlock Holmes”, ndërsa në vitin 2017 do të shfaqet te “Spider Man: Homecoming”, ku do të marrë rolin e Iron Man. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje