Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori që lufton për mbrojtjen e mjedisit akuzohet për ndotjen e tij

Aktori që lufton për mbrojtjen e mjedisit akuzohet për ndotjen e tij
May 23
18:46 2016

 

Një ndër yjet e kinemasë botërore, Leonardo DiCaprio, i cili shpesh është komplimentuar për përpjekjet e tij rreth mbrojtjes së mjedisit, ditët e fundit ka rënë pre e akuzave.

Protagonisti i filmit “Titanic” dhe i shumë filmave të tjerë të njohur është vënë në qendër të polemikave për arsye se ka përshkuar 8 mijë milje me avionin e tij privat brenda 2 ditëve. Më 16 maj, aktori ka qenë në Kanë për Festivalin e Filmit, ndërkohë që më 18 maj ka qenë në Nju Jork për të tërhequr një çmim, pikërisht për luftën e tij ndaj ndotjes së mjedisit.
24 orë më pas ai u rikthye në Kanë për “l’amfAR Gala”.

Eksperti i ambientit, Robert Rapier, e ka kritikuar ashpër aktorin për stilin e tij të jetesës.

“Kështu ai tregon tamam se pse konsumi i karbonit fosil vazhdon të rritet. Kjo ndodh sepse të gjithë ne e duam komoditetin tonë. Alternativat kërkojnë gjithmonë sakrifica, si nga njëra anë, edhe nga tjetra”, – shprehet ai për PageSix.com

“Të gjithë thonë: “Kam arsyet e mia për të konsumuar atë që konsumoj…”. Ky është argumenti i miliarda personave”, – shtoi ai.

Etiketimet
Shperndaje