Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori Mel Gibson nuk di të ndalet! Baba për të 9-n herë…

Aktori Mel Gibson nuk di të ndalet! Baba për të 9-n herë…
September 18
12:07 2016

Aktori i Hollywood-it, Mel Gibson prek “rekordin” e kolegut të tij, Eddie Murphy!

Tashmë bëhen 2 yjet e kinematografisë të cilët bëhen prindër për të 9-n herë.

60-vjeçari Gibson, i cili u shfaq gjatë prezantimit të filmit të tij “Hacksaw Ridge” në Festivalin e Venezia-s me një mjekër të bardhë, i ngjante më shumë një gjyshi sesa një babai të ri.

Ajo që ngjall më shumë kuriozitet nga ky lajm nuk është mosha në të cilën aktori i famshëm bëhet sërish baba, por pikërisht marrëdhënia e tij me 26-vjeçaren Rosalind Ross, që u kurorëzua nga një lajm kaq i bukur.

Kujtojmë se Mel ka edhe 8 fëmijë të tjerë, 7 prej të cilëve me ish-bashkëshorten me të cilën ishte i martuar për 31 vite, si dhe 1 vajzë me pianisten ruse Oksana Grigorieva. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje