Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori Kevin Hart i jep fund beqarisë: “Jam ndier gjithnjë i martuar pranë saj…”

Aktori Kevin Hart i jep fund beqarisë: “Jam ndier gjithnjë i martuar pranë saj…”
August 14
10:51 2016

Aktori 37-vjeçar Kevin Hart është martuar me të dashurën e tij, 31-vjeçaren, Eniko Parrish. Dasma është zhvilluar në një mjedis privat në Kaliforni dhe të ftuar kanë qenë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit.

Kevin dhe Eniko u fejuan përpara 2 vitesh në një festë surprizë që aktori kishte organizuar për ditëlindjen e të dashurës së tij. “Në këtë ditë perfekte dua të shpall edhe zgjedhjen time perfekte” – ka thënë Hart ndërkohë që Parrish ka reaguar mjaft mirë duke thënë se do të martohet me mashkullin më të mirë në botë.

Dy të dashuruarit asnjëherë nuk e kanë mbajtur private marrëdhënien e tyre, por kanë qenë gjithnjë të hapur për të treguar për jetën e tyre në çift. Edhe pse Hart ka dy fëmijë nga një martesë e parë, kishte shumë kohë që ishte  divorcuar dhe kishte shpallur marrëdhënien e lumtur me Parrish.

“Unë i martuar jam ndier gjithë kohës pranë saj, e dua shumë, nuk kisha asnjë dyshim. Dasma do të bëhet për kënaqësinë e Eniko-s, sepse për mua është thjesht vërtetimi i një vendimi që kam marrë prej kohësh”, – ka deklaruar aktori për “Entertainment Weekly”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje