Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori Jim Carrey vihet përpara drejtësisë: përgjegjës për vdekjen e ish-të dashurës

Aktori Jim Carrey vihet përpara drejtësisë: përgjegjës për vdekjen e ish-të dashurës
September 20
12:08 2016

Edhe pse ka kaluar një vit pas vetëvrasjes së ish-të dashurës së aktorit Jim Carrey, duket se një padi e ish-bashkëshortit të së ndjerës ka bërë që aktori të përballet me drejtësinë si i akuzuar për vdekjen e Cathriona White.

Ish-bashkëshorti i saj ka rrëfyer se Jim Carrey ka përdorur pushtetin dhe famën e tij për të blerë ilaçe në mënyrë të paligjshme, që janë konsumuar nga 30-vjeçarja, e cila ka gjetur vdekjen.

Gjithashtu ai ka thënë se Carrey i ka dërguar një mesazh kërcënues përpara vetëvrasjes, duke dashur të mos e bëjë të dukshme përfshirjen e tij në këtë skandal.

Aktori Jim Carrey nuk u është përgjigjur këtyre akuzave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje