Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori “ironizon” Getinjon, por ky i fundit e fton në skenë

February 07
18:10 2017

Olsi Bylyku, i njohur gjerësisht si “Kimikati” i “Portokalli”-së, mori goxha vëmendje me imtimin që i bënte reperit nga Kosova, Getinjo.

Pas ironisë së aktorit për reperin e njohur, të gjithë besuan se marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak e mirë, por “Kimikati” dhe Getinjo na vërtetojnë të kundërtën.

Në një video të postuar nga vetë aktori i “Portokalli”-së, djemtë shihen në skenën e një “club”-i në Tiranë së bashku me Mozzikun teksa performojnë këngë të ndryshme, përfshirë këtu edhe “Menëmënëmënëmënë” – e famshme.

Këtu shihet qartë edhe aftësia e Olsit për të performuar në të njëjtën skenë me vëllezërit e njohur. /Blitz.al/

 

 

 

Nate e paharrushme mrom! ??@mairiunven @getinjo @magic4official

A video posted by Kimikati/Portokalli ? (@olsibylyku1) on

 

Kur shef plakun perball edhe je me shoqni tkeqe ? #ehcanotekaqenë ???

A photo posted by Kimikati/Portokalli ? (@olsibylyku1) on

Komento
Shperndaje