Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i Portokallisë reagon kundër Avokates së Popullit: “Ngrihet vetëm për homoseksualët! Po ndihem i persekutuar si heteroseksual!”

June 19
18:51 2018

Aktori i njohur i Portokallisë, Marin Orhanasi ka reaguar mesditën e sotme kundër Avokates së Popullit, Erinda Ballanica lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, kryesisht edhe me Teatrin Kombëtar.

Në një status në Facebook, Marini shënjestron Avokaten duke u shprehur se ajo ngrihet vetëm për problemet e komunitetit të LGBT-së dhe jo për probleme të tjera jashtë këtij komuniteti.

“Kam një pyetje”, – shkruan Orhanasi. “Ky Avokati i Popullit, avokat i kujt populli është? Se i yni jo njëherë! Ku na mbron ne, kur dhe me çfarë çështjesh merret? Se me të popullit nuk po merret. Në fakt janë marrë me diçka. Kanë mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. Dakord. Por po ndihem i persektuar si heteroseksual”.

“Duhet të jesh homoseksual që Avokati i Popullit të reagojë? Nëse jeni aty për të mbrojtur vetëm homoseksualët atëherë po e merrni rrogën kot! Populli jua jep rrogën dhe më e pakta që mund të bëni është të lëshoni ndonjë deklaratë që herë pas herë që të justifikoni rrogën [siç kanë bërë edhe për LGBT-në në fakt!]. Se b*thë nuk paskeni për gjë tjetër. Veç për homoseksualët keni b*thë ju bythecë!”, – përfundon Marini.

Nuk e dimë pse Marini ka zgjedhur të sjellë në vëmendjen vetëm LGBT-në, por mund të themi se kjo nuk ka qenë e vetmja çështje për të cilën Avokatja e Popullit ka reaguar. Përmendim rastin e kuksianëve të arrestuar, të cilët u mbështetën nga Ballanica ashtu sikurse, edhe hetimet e ngritura për rastet kur në burgjet shqiptare, të burgosurit janë mjekuar të lidhur me pranga.

Institucioni i Avokates së Popullit ka shumë për të përmirësuar, ama sjellja e këtij komuniteti në vëmendje nuk është shembulli më i mirë.

Në fund, përpara ligjit dhe institucionit të Avokates së Popullit apo kujtdo institucioni ligjor nuk jemi të margjinalizuar në hetereo/homoseksualë, por jemi të barabartë dhe qytetarë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje