Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i njohur tregon se pse e la Hollywood-in

Aktori i njohur tregon se pse e la Hollywood-in
August 15
19:34 2016

Ka disa kohë që aktori Hugh Grant është larguar nga ekrani pas filmit “Cloud Atlas” në 2012-n. Së fundmi ai është shfaqur vetëm në dy filma: “The Rewrite” dhe “The Man From U.N.C.L.E”.

Aktori ka shpjeguar arsyet se pse humbi interesin dhe u largua nga Hollywood-i.

“Prej disa vitesh kam qenë shumë i dhënë pas biznesit dhe kam qenë i zënë veçanërisht me politikën. Nuk isha duke kërkuar për filma dhe humba interesin sepse shkrimet që kisha marrë nuk ishin të kënaqshme”,- ka thënë ai.

Gjithashtu, Grant ka thënë se ishte një aktor i tmerrshëm dhe ishte në panik në fazat e hershme të karrierës së tij. Grant ndjente shumë vështirësi kur duhej të lexonte diçka më parë dhe më pas të dilte para publikut. Ai nuk ka pasur besim në vete dhe mendon se aktorët amerikanë janë më të mirë se ata britanikë.

Humbja e interesit për shkak të këtyre arsyeve e detyroi aktorin që të hiqte dorë prej Hollywood-it./Blitz.al/

Shperndaje