Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i njohur shtrohet në qendër rehabilitimi, regjisori i heq rolin e “Batman”

Aktori i njohur shtrohet në qendër rehabilitimi, regjisori i heq rolin e “Batman”
August 29
18:52 2018

E ardhmja e Ben Affleck si “Batman” mund të ketë përfunduar. Kjo për shkak të kostove të larta të rehabilitimit të aktorit.

Ben u fut në qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit këtë javë me nxitjen e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner. Kjo ishte hera e dytë brenda një viti dhe e treta në dy dekadat e fundit që aktori merr trajtime të tilla.

Kjo sjellje e përsëritur e tij, duket se e ka detyruar Warner Brosin t’i heqë rolin e “Batman” për shkak të mos përballimit të kostove të kushtueshme të sigurimit. Prodhuesit mund të detyrohen të lënë mënjanë gjysmën e buxhetit të filmit për të siguruar aktorin. Kjo do të ishte një shumë prej nëntë shifrash, nëse filmi i ardhshëm i Affleck për Batman do të ketë një buxhet të krahasueshëm me 300 milionë dollarë të Justice League.

Ben Affleck ka luajtur në tri filma me superheronj Batman v Superman: Dawn of Justice, Suicide Squad dhe Justice League./blitz.al

Komento
Shperndaje