Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i njohur rikthehet në “Portokalli”: “Nuk më ndahet shpirti..”

Aktori i njohur rikthehet në “Portokalli”: “Nuk më ndahet shpirti..”
October 26
17:37 2018

Prej shumë vitesh ai ishte pjesë e spektaklit të humorit Portokalli ku njihet për rolet e tij të veçanta si “Xhixh Merimonga” , “Denoncuesi”, “Naqja” etj. Po flasim për aktorin Erand Sojli.

Duket se ai ka vendosur të rikthehet përsëri këtë sezon edhe pse prej disa kohësh ishte zhvendosur në SHBA. Në një intervistë për “Top Channel” ai ka treguar detajet e këtij rikthimi duke përmendur edhe jetesën në Amerikë.

“Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në “Portokalli” sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm. Unë dua të ndjej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist.”

Ai gjithashtu është ndalur edhe tek jetesa në Amerikë ku është shprehur se i është përkushtuar interesit të shqiptarëve në SHBA, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.

Erandi është shumë i emocionuar që kjo e dielë do ta gjejë si një e dielë e para shumë viteve përpara, me të njëjtat emocione dhe të njëjtin angazhin ndaj spektatorëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje