Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i njohur i Portokallisë i bën dedikim romantik bashkëshortes dhe përfundon duke u ankuar

Aktori i njohur i Portokallisë i bën dedikim romantik bashkëshortes dhe përfundon duke u ankuar
May 16
16:50 2019

Aktori i njohur i “Portokallisë” , Marin Orhanasi njihet për dedikimet romantike për bashkëshorten e tij, Dorinën.
Së fundmi, aktori i njohur i ka kushtuar gjysmës së tij më të mirë, disa fjalë dashurie dhe jo vetëm.
Përmes një postimi në Instagram, Marini e ka nisur dedikimin duke i thurur lavde bashkëshortes por e ka përmbyllur papritur me një ankesë.
Ndërsa i thotë që është e bukura e tij dhe që e ka yll e që shëtit në zemrën e tij gjithë kohës, në fund i kërkon t’i bëjë bukë për të ngrënë se sallatat i kanë ardhur në majë të hundës.
Po, ja kështu, troç fare!
“Po ktheje mi içik kokën ktheje se vdiqaaaaaa. Ktheje se e ktheva lokalin mbrapsht. O e bukura ime ti që më rri me kokë mënjanë. Bën shumë mirë që shëtit, se fëmijët i kam unë që po të bëj foto. Por ti nuk shëtit veç këtu, shëtit edhe në zemrën time, gjithë ditën gjatë gjithë kohës. Të lutem kujdes kur kalon tek aorta, se do na lesh në vend nga dashuria. Të kam yllin tim o karamele. Dhe diçka të fundit; na bëj ndonjë gjë për darkë se mbetëm duke ngrënë sallatë si lepuj”- shkruan Marini në postimin e tij në Instagram
Shpresojmë që Marini ta ketë marrë parasysh se pasi e bëri publike ankesën, sonte e sigurtë është që nuk do hajë sallatë, se me shumë mundësi nuk do ketë darkë fare.
Vërtet i ka bërë 100 komplimente, por me siguri gruaja mban mend ankesën.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje