Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i njohur, baba për herë të pestë

August 13
10:43 2016

...

Terrence Howard është zyrtarisht baba krenar i një djali.

Revista “People” raporton se aktori dhe partnerja e tij, Mira Pak, kanë sjellë në jetë djalin e tyre të quajtur Hero. Howard u ka dhënë lajmin e mirë fansave të tij të Twitter, duke postuar një foto të dy fëmijëve të tij,  Qirin dhe Hero, si momentin e parë së bashku. Lajmi i shtatzënisë u bë publik në muajin maj në tapetin e kuq të Empire’s FYC ATAS. Çifti u martua në vitin 2013 dhe në maj të vitit 2015 sollën në jetë djalin e parë, Qirin. Verën e atij viti çifti u divorcua por më vonë u bashkuan sërish duke u shfaqur në krah të njëri-tjetrit në shtator tek Emmys.
Howard gjithashtu ka dy vajza dhe një djalë nga një martesë e mëparshme, Heaven, Aubrey dhe Hunter./Blitz.al/

Komento
Shperndaje