Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i njohur akuzon Kanye West: “Më vodhi të gjitha rrobat!”

March 14
00:50 2018

Duket linja e rrobave, “Yeezy”, e themeluar nga Kanye West do t’i duhet të përballet me disa akuza të reja plagjature që vijnë nga aktori Shia LaBeouf.

Në një intervistë për revistën Esquire, aktori i “Transformers” është shprehur se Kanye i ka marrë të gjitha rrobat e stilet e tij për këtë linjë veshjesh.

“Kanye u tregua shumë i mirë me mamanë time në prapaskenat e një prej koncerteve të tij”, – tregon Shia. “Dhe si shenjë mirënjohjeje i thashë se mund të merrte të gjitha rrobat e mia. Dhe kështu, ai i mori të gjitha”

“Në sfilatën e tij të fundit, ai kishte shumicën e rrobave të inspiruara nga unë, të cilat i kisha në ‘No More Parties in L.A.’. Kanye ka shumë gjëra që nuk i përkasin”, – ka treguar në fund Shia.

Epo, nuk e dimë se si do të reagojë West për këtë, por besojmë se çështja mund të përfundojë edhe në gjykatë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje