Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i humorit uron veten për ditëlindje: “Prapë budalla ndihem, por budalla i zgjuar!”

August 15
13:51 2016

 

Devis Muka - Instagram

Një nga aktorët e humorit më të pëlqyer të momentit dhe që ka korrur mjaft sukses me pjesëmarrjen e tij te “Pa Limit”, në emisionin “E Diell” në Top Channel, Devis Muka, feston sot ditën e lindjes.

Siç mund të pritet prej një personazhi karizmatik si Muka, ai ka vendosur të urojë veten në një mënyrë shumë origjinale, me një postim në llogarinë e tij në Instagram. Bashkangjitur një “selfie” gazmore, aktori ka shkruar: “Është ditëlindja ime! Sot ndihem më i madh, por prapë budalla ndihem, por budalla i zgjuar…(U bëfsha edhe 100, vetëm po e pata pensionin e mirë)!” – është shprehur ai me doza humori.

Edhe ne i urojmë Devis Mukës të bëhet 100 vjeç dhe të mbetet gjithnjë i njëjti “budalla i zgjuar”, sepse kështu na pëlqen shumë! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje