Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aktori i humorit flet për Ermal Mamaqin: Më vjedh batutat…

Aktori i humorit flet për Ermal Mamaqin: Më vjedh batutat…
December 15
13:56 2018

Ermal Mamaqi dhe Eglein Laknori janë miq prej vitesh. Edhe pse punojnë në programe të ndryshme humori ata sërish shkëmbejnë ide dhe batuta me njëri-tjetrin. Vetë Ermali shpërndan shpesh foto apo video të Egit në situata nga më komiket të mundshme.  I ftuar së fundmi në emicionin “Rreze Dielli” Egi ka treguar për miqësinë disa-vjeçare që ekziston mes tyre. Jo vetëm kaq po në bisedë me dy moderatorët ai ka treguar se shpesh Ermali i vjedh batutat.

“Unë Ermalin e kam shok, e kam vëlla. Dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat. Madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij. Ne kemi veçantitë tona. Ermali ka edhe më shumë vite në TV, është edhe këngëtar, DJ, normalisht do jetë më i kompletuar. Por ne shkojmë shumë mirë”, ka thënë aktori për Ermalin.

Mesa duket mes tyre nuk futet dot asgjë, nuk ka hatërmbetje edhe pse Ermali i vjedh batutat Egit./Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Sot Duplex në Tv.Klan.Ora 20 e pak.Ju presim.Me Bobin e Improvizimit😎😎

A post shared by Eglein Laknori (@eglein_laknori_official) on

Share