Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i famshëm refuzon të takojë të bijën e porsalindur

Aktori i famshëm refuzon të takojë të bijën e porsalindur
November 08
20:28 2018

Ai është një baba i devotshëm me dy djemtë e tij, pavarsisht se është divorcuar nga mamatë e tyre respektive.

Por , sipas një burimi, Owen Wilson është i vendosur  të mos bëjë të njëjtën gjë  me vajzën e tij të porsalindur, Lyla.

Aktori refuzon te takojë vajzën e tij të lindur muajin e kaluar, e cila duket si një pikë uji me babanë e saj, bjonde dhe me sy blu.

Ylli i “The Wedding Crashers” nuk dëshiron as ta vizitojë e as ta t’i japë kujdestarinë të bijës.

Një përfaqëuses i Wilson tha për mediat se kjo është një çështje private dhe i kërkoi atyre të mos bëjnë komente te nxituara.

Aktori i njohur dhe mamaja e vajzës u shoqëruan për disa vite, por gjithësesi ai ka kërkua të bënte një test atësie, i cili pavarsisht se rezultoi pozitive nuk e ka ndërmarrë akoma hapin për të takuar të bijën.

Ndërkohë që pritet të takojë vajzën, aktori është parë shpesh me djemtë e tij, Robert 7-vjeçar dhe Finn 4-vjeç.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje