Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i famshëm nderohet me “The Walk of Fame”, ndan gëzimin me familjen

Aktori i famshëm nderohet me “The Walk of Fame”, ndan gëzimin me familjen
November 08
16:42 2018

Pas 50 vitesh karrierë duket se kishte ardhur momenti që aktori i  mirënjohur  Michael Douglas të nderohej me çmimin “The walk of Fame”.

Për të gjithë yjet e Hollywood është një nder të vlerësohen me yllin e tyre në rrugën më të lakmuar në Hollywood, pavarsisht se për Douglas dukej se çmimi u vonua paksa.

Aktori u shoqërua nga  gjithë familjen e tij për të ndarë këtë gëzim, ku në krah të tij qëndronin bashkëshortja, djali dhe babai i tij.

Gjatë festimeve aktori mbajti një fjalim ku tregoi se gjithmonë kishte pyetur veten pse nuk po merrte akoma një yll, por pavarësisht kësaj ai tha se ishte shumë i lumtur për nderin që i’u bë.

Douglas gjithashtu falenderoi të afërmit e tij për suportin që i kanë dhënë në gjithë këto vite, ku spikatën edhe disa fjalë drejtuar bashkëshortes së tij.

“Dashuria e jetës time është këtu. Po flas për Catherine. Jam mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe durimin që më ke dhënë gjithë këto vite. Javën tjetër ne festojmë përvjetorin tonë të 18-të, kështu që të falënderoj për 18 vitet më të mira të dashurisë sime!” – u shpreh ai për aktoren e njohur, Catherine Zeta Jones.

Aktori 74-vjeçar nuk kurseu as disa fjalë tw ndjera për të atin e tij, të ulur në një karrige me rrota.

“Babai im është këtu. Pas një muaji, Kirk do të jetë 102 vjeç! Kjo do të thotë kaq shumë për mua. Faleminderit për këshillat tuaja, frymëzimin dhe me gjithë zemër them se jam krenar që jam djali yt” – tha aktori teksa u drejtua të puthte në buzë të atin.

/blitz.al/

 

Komento
Shperndaje