Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori i famshëm i pornos fton Cassano-n: Eja të luash në filmat e mi!

Aktori i famshëm i pornos fton Cassano-n: Eja të luash në filmat e mi!
November 09
11:26 2016

Pas prishjes së marrëdhënieve me Sampdoria-n, si akti i fundit që dëshmon karakterin e tij të paqëndrueshëm, Antonio Cassano mund të vendosë përfundimisht të heqë dorë nga bota e futbollit për të nisur një profesion të ri.

Aktori dhe regjisori i famshëm italian i pornos, Rocco Siffredi, ndërkohë që është duke regjistruar filmin e tij të ri, ka lëshuar një propozim në drejtim të futbollistit, së bashku me ish-anëtaren e Partisë Demokratike, Filomena Mastromarino.

“Cassano-n do ta merrja menjëherë për një nga filmat e mi, është numri 1! Ai ka thënë se ka shkuar me 3000 gra gjatë jetës së tij, prandaj nuk do të ishte aspak problem. Anto’, eja, Malena po të pret!” – shprehet Rocco, duke iu referuar pikërisht Filomenës për të bindur sulmuesin.

Kjo nuk është thirrja e parë që aktori i pornos i bën Cassano-s, pasi edhe në të shkuarën ai është shprehur:

“Kur ke “bishën” brenda teje nuk mund ta shmangësh, herët a vonë ajo do të dalë”, – ka thënë ai.

Duke parë situatën në të cilën ndodhet Cassano për momentin lidhur me karrierën e tij futbollistike, nuk do të ishte aspak keq sikur ta mendonte këtë mundësi të re. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje