Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori Gabriel Garko, për pushime me… një shok!

September 04
21:27 2016

...

Tek miqtë mund të mbështetesh gjithnjë, edhe kur e dashura të ‘braktis’!

Pikërisht këtë gjë ka bërë edhe aktori i njohur italian, Gabriel Garko. Në mungesë të së fejuarës së tij Adua Del Vesco, e cila është e impenjuar me xhirime, seks-simboli Garko po i kalon pushimet në Argentario, në shoqërinë e një miku.

Ata janë fotografuar nga revista “Chi” në një jaht luksoz, duke bërë ‘selfie’, duke marrë rreze dielli e duke biseduar të qeshur.

Ajo që dallohet nga foto është një piercing në gjoksin e majtë të aktorit, si dhe disa poza ‘të nxehta’ të tij, sikur kishte diçka që po e shqetësonte. Shihni galerinë më sipër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje