Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktori David Schwimmer: “Friends” ma bëri jetën më të vështirë

Aktori David Schwimmer: “Friends” ma bëri jetën më të vështirë
August 24
13:39 2016

Seriali i famshëm “Friends”, që i rrëmbeu zemrën miliona shikuesve anembanë botës, arriti t’i shndërrojë në ‘yje’ aktorët protagonistë.

Po për David Schwimmer (Ross), fama ka qenë më e komplikuar seç e mendonte!

Në një intervistë të dhënë për “Hollywood Reporter”, ai ka rrëfyer se si i ndryshoi jeta, duke zbuluar makthin më të madh për çdo aktor: të identifikohesh me personazhin e të humbësh besueshmërinë për të luajtur role të tjera.

“Ka qenë e bezdisshme dhe m’u deshën vite për t’u ndjerë i qetë e për t’u afruar me njerëzit. Si aktor isha mësuar të dilja në rrugë e të shihja njerëzit, por me famën ndryshoi gjithçka: më duhej të fshihesha pas një kapeleje bejsbolli për të bërë një shëtitje pa u vënë re!” – shprehet Schwimmer.

“Ekziston një barrierë jo e vogël mes yjeve të kinemasë dhe atyre të televizionit. Të parët kanë mundësinë të ndryshojnë personazh në çdo film të ri. Por nëse më sheh të interpretoj për 10 vite rresht të njëjtin personazh, të tjerët të ngatërrojnë me të dhe mendojnë se të njohin!” – shton ish-Ross, i cili shfaq shqetësimin e tij më të madh të ardhur prej famës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje