Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktivistët kundër dhunës seksuale, Denis Mukwege dhe Nadia Murad fitojnë çmimin Nobel për Paqen!

Aktivistët kundër dhunës seksuale, Denis Mukwege dhe Nadia Murad fitojnë çmimin Nobel për Paqen!
October 05
16:01 2018

Çmimi Nobel për paqen këtë vit është fituar nga Denis Mukwege dhe Nadia Murad, për përpjekjet e tyre për të luftuar përdorimin e dhunës seksuale si një armë e luftës dhe konfliktit të armatosur.

Denis është një doktor nga Kongo, 63 vjeçar që ka qenë një kritik i fortë i mënyrës sesi qeveria e tij trajtonte viktimat e dhunës seksuale. Ai ka trajtuar mijëra gra që janë abuzuar seksualisht nga grupet e rebelëve, pasi Denis punon si gjinekolog.

Ndërsa Nadia është aktivistja kurde 25 vjeçare e cila u mbajt rob dhe u përdhunua nga anëtarët e ISIS. Kjo ndodhi kur në 2014, ajo luftoi për të ndaluar sulmet e vazhdueshme ndaj minoriteve Yazidi.  Pasi arratisjes së saj, Nadia ka vendosur të flasë hapur për eksperiencën e saj.

Komiteti i çmimit “Nobel” shprehet: “Ata kanë dhënë një kontribut të madh tek fokusimi i problematikës dhe luftimi i saj nëpërmjet fushatave dhe aktiviteteve të tyre, prandaj janë fituesit e këtij çmimi ”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje