Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet Leonardo DiCaprio. Heq dorë nga fushata e marrjes së fondeve për Hillary Clinton

Aksidentohet Leonardo DiCaprio. Heq dorë nga fushata e marrjes së fondeve për Hillary Clinton
August 22
14:34 2016

 

Leonardo DiCaprio është përfshirë në një aksident automobilistik bashkë me të dashurën e tij, Nina Agdal teksa po udhëtonin në Hamptons.

Sipas autoriteteve, automjeti i tipit Range Rover është përplasur me një Mini Cooper, në pronësi të një zonje, emri i së cilës ka mbetur i pazbuluar.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se pasi u sigurua se Agdal ishte mirë, Leonardo ka shkuar për të ndihmuar zonjën në Mini Cooper.

“Leo ishte shumë i sjellshëm me të. Ai e ndihmoi për të dalë nga makina dhe e vendosi diku për të pushuar e të merrte veten”, – tregon një nga dëshmitarët.

Pas këtij aksidenti, Leonardo është tërhequr nga prezantimi i mbrëmjes për të mbledhur fonde për Hillary Clinton, gjë që ia kaloi mikut të tij, Justin Timberlake.

Aktualisht, DiCaprio nuk është i përfshirë në një projekt filmik, por po merret me krijimin e një dokumentari për ndryshimet klimatike, të quajtur “The Turning Point”, i cili do të publikohet në 9 Shtator.

 

Komento
Shperndaje