Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet Kriss Jenner, e gjithë familja në panik

August 04
09:27 2016

Kris Jenner ka pësuar një aksident me makinë, në afërsi të shtëpisë së saj në Calabasas.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes me një tjetër automjet, i cili kishte kaluar  me semafor të kuq. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa thuhet se Kris mund të ketë thyer dorën. Ashtu si dhe mund të shihet në fotot e postuara në media, automjeti me të cilin ajo udhëtonte, një Rolls Royce me vlerë 250 mijë dollarë, është shkatërruar plotësisht. Të bijat e Jenner dhe Kanye West kanë mbërritur shpejt në vendngjarje për të qenë pranë menaxheres, e cila u nxorr me vështirësi nga automjeti nga ekipet mjekësore, që nuk donin të rrezikonin shëndetin e saj.  Më vonë Kylie shkroi një status në Twitter duke u shpjeguar ndjekësve se ka qenë nëna e saj që është përfshirë në aksident, por fatmirësisht është mirë me shëndet./Blitz.al/

Shperndaje