Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet këngëtarja e njohur

October 10
10:32 2016

 

samanta

Kjo fundjavë nuk ka qenë ndër më të mirat për këngëtaren Samanta Karavella. Pasditen e së shtunës këngëtarja është aksidentuar në një nga rrugët e kryeqytetit pranë Bibliotekës Kombëtare rreth orës 17.00.

Në fotografitë e publikuara në “Iconstyle” duket qartë që në aksident është përfshirë një makinë “Citroen” i kuq me targa AA339NJ, që sipas burimit i përket këngëtares Samanta Karavella. Nga pamjet shihet se makina është përplasur me një kamion.  Këngëtarja e hitit “Asnjo si unë” nuk është dëmtuar fizikisht. Si pasojë e përplasjes, automjeti me të cilin ajo po udhëtonte ka pësuar dëme në pjesën e përparme.

Samanta ka qenë duke udhëtuar e vetme në makinë. Kujtojmë që në zonën ku ka ndodhur aksidenti janë duke u bërë punime për ndërtimin e pedonales në sheshin “Skënderbej”/Blitz.al/

 

a3 a1 a2

Shperndaje