Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti i Ermal Mamaqit, reagon Policia e Kosovës: Nuk ishte shkak mungesa e sinjalistikës

Aksidenti i Ermal Mamaqit, reagon Policia e Kosovës: Nuk ishte shkak mungesa e sinjalistikës
July 07
11:23 2016

Një ditë pas lajmit se këngëtari dhe moderatori Ermal Mamaqi ishte aksidentuar në aksin Ferizaj-Shkup, ku sipas tij shkak ishte bërë mungesa e sinjalistikës rrugore, ka reaguar Policia e Kosovës.

“Klan Kosova” kontaktoi me zëdhënësin e Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili iu përgjigj akuzave të Ermal Mamaqit. Sipas zëdhënësit të policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, aq sa dhe mosnjohja e terrenit. Sipas tij, aksi rrugor në fjalë është i ndriçuar dhe i pajisur me sinjalistikë.

Komento