Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në koncertin e reperit të këngës “Zemër”, ndërrojnë jetë 5 persona

Aksident i rëndë në koncertin e reperit të këngës “Zemër”, ndërrojnë jetë 5 persona
August 23
09:06 2019

Soolking është një prej artistëve më të dashur në Francë, Shqipëri prej rekordeve që ka thyer së bashku me Dhurata Dorën me këngën “Zemër” dhe në Algjeri, prej nga është me origjinë.

Pikërisht në vendin e tij ai kishte organizuar një koncert në stadium mbrëmjen e djeshme dhe interesimi i publikut algjerian për ta dëgjuar ishte shumë i madh, aq sa me mijëra persona ishin mbledhur vetëm në hyrjen e impiantit sportiv. Në një moment kur njëra prej hyrjeve u hap, njerëzit kanë nxituar dhe shumë prej tyre nga kaosi i krijuar, janë rrëzuar, duke marrë dhe lëndime të rënda.

Aksidenti fatkeqësisht përfundoi me pasoja fatale, pasi siç aporton BBC, 5 të rinj kanë ndëruar jetë dhe më shumë se 21 persona të tjera janë plagosur, duke u çuar me urgjencë drejt spitalit. Linda Chebbah, gazetarja e medias britanike tha: “Kishte shumë njerëz për një stadium si ai ku do të këndonte reperi. Brenda në fushë, njerëzit nuk kishhin hapsirë ku të qëndronin, nuk jam e surprizuar që një aksident i tillë ndodhi.

Abderaouf Derradji, ose sic të gjithë e njohin Soolking, është një nga artistët më të pëlqyer në Algjeri për momentin dhe për herë të parë ai organizon një tur koncertesh në vendin e tij, kjo shpjegon dhe interesimin e madh të publikut. Reperi ende nuk ka dhënë një koment për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje