Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ajo që pritej po ndodh! Brad Pitt dhe Jennifer Aniston po rikthehen së bashku?

Ajo që pritej po ndodh! Brad Pitt dhe Jennifer Aniston po rikthehen së bashku?
March 24
21:38 2018

Pas lajmit të bujshëm që Jennifer Aniston i dha fund martesës së saj  me Justin Theroux shumë arsye në lidhje me këtë divorc filluan të përfliteshin . Një ndër këto ishte edhe rikthimi me ish-bashkëshortin e saj Pitt me të cilin ka qënë e martuar për 5 vite.

Burimet pranë prestigjozes  “STAR” kanë zbuluar  se ndjenjat e dashurisë midis Jenifer dhe Brad nuk janë shuar dhe kanë menduar që ti japin një shans të dytë njeri tjetrit. Gjithashtu thuhet se ata tashmë kanë nisur të takohen fshehurazi duke ju rikthyer romancës së tyre.

Çifti u ndanë pas 5 viteve martesë, sepse gjatë filmit “Z. and Znj.Smith”,  Brad  u dashurua me Angelina Jolie me të cilën ka 6 fëmijë  dhe u divorcuan në vitin 2016. Lajmi për ndarjen e tyre bëri bujë të madhe duke shokuar shumë fansa të çiftit.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje