Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ajo i fshin adresën në një videoloje online, burri i kërkon divorcin

Ajo i fshin adresën në një videoloje online, burri i kërkon divorcin
March 13
19:18 2018

Kina njihet si vendi ku ndodhin çdo ditë e më shumë episode të çuditshme. Ky që po ju tregojmë më poshtë mund të konsiderohet pa frikë një i tillë. Siç mund ta keni lexuar  kohët e fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njohur varësinë për videolojërat online të cilën e ka konsideruar si një sëmundje mendore. Ndoshta mund të duket si diçka e tepruar por rreziqet janë të dukshe dhe ekzistojnë.

Një çift të cilit nuk i është përmendur emri, diku tek të 25-tat ishin dashuruar 6 vite më parë. Edhe pse ajo ishte një banore e Kinës ka pranuar që të tranferohet në Malezia për të qënë më afër bashkëshortit. Janë martuar dhe lidhja e tyre e tyre ka qënë shumë e mirë deri në momentin që bashkëshorti ka filluar të luajë lojën e King of Glory. Ajo një ditë të bukur i ka fshirë adresën e tij në këtë lojë dhe ai i ka kërkuar divorcine duket se gjërat nuk janë më si mëpërpara.

Pra tashmë divorci mund të ju kërkohet për arsye që ju ndoshta as nuk i keni imagjinuar.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje