Blitz

 Breaking News

“Ajo fliste vetëm për pasurinë e saj”- Alex Rodriguez thumbon Kylie Jenner, ja si përgjigjet miliarderja më e re në histori

“Ajo fliste vetëm për pasurinë e saj”- Alex Rodriguez thumbon Kylie Jenner, ja si përgjigjet miliarderja më e re në histori
June 26
14:28 2019

E mbani mend Met Gala-në? Si mund ta harroni, Lady Gaga u shfaq në tapetin e kuq me 1 milionë veshje, Jared Leto erdhi duke mbajtur në dorë kokën e vet dhe Kim Kardashian u paraqit me një bel të ri.

Dhe sigurisht, mbrëmjes nuk i mungoi as çifti i famshëm Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, duke na dhurar këtë pamje shumë të kënqashme për sytë, faleminderit!

Gjithsesi, Met Gala është një organizim privat, që do të thotë nuk lejohen gazetarët në festë, as kamerat dhe aq më pak intervistat. Por A-Rod mendoi që të tregonte disa gjëra pikante që kishin ndodhur atë mbrëmje, në një intervistë të fundit për “Sports Illustrated”. Mesa duket ai dhe Jennifer Lopez ishin në një tavolinë të mbushur me yje, megjithatë e vetmja që fliste për pasurinë e saj ishte Kylie Jenner. Te paktën kështu thotë ish-sportisti:

“Ne ishim në një tavolinë shumë të mirë. Ishte Idris Elba dhe bashkëshortja e tij. Një këngëtar i njohur pranë meje, nuk ja mbaj mend emrin. Ishte dhe Donatella Versace. Kishim afër dhe Kylie-n dhe Kendall Jenner. Edhe aktroin kryesor të “Rich Asians”. Kylie ishte ajo që fliste gjatë gjithë kohës për Instagram-in, buzëkuqin e saj dhe se sa e pasur është.

Por edhe pse Kylie ka shumë arsye për të qenë krenare, dua të them është miliarderja më e re në historinë e “Forbes”, ndoshta të flasësh për pasurinë tënde përpara këtyre personazheve nuk është gjëja më e përulur që mund të bësh. Por mund dhe të themi që ajo e ka fituar të drejtat për ti “mburrur” në Met Gala me ato që fiton.

Dhe përgjigja e Kylie-t për Rodriguez nuk vonoi. Me anë të një postimi në Twitter ajo thotë: “Jo nuk fola për pasurinë time. Ne vetëm diskutuam për Game of Thrones.

Gjë që është akoma më intersante se rrëfimi i A-Rod sepse imagjinoni Kylie dhe Kendall Jener, Idris Elba-n, Donatella Verssace-n, vetë jennifer Lopez, Henry Golding dhe kushdo që këngëtari i famshëm ishte, të flasin për shanset që kishte Jon Snow për të përfunduar në fronin e hekurt.

/Blitz.al/

Share