Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ajka feston një vjetorin e lindjes, Bes Kallaku emocionon me urimin për të voglën e tij!

Ajka feston një vjetorin e lindjes, Bes Kallaku emocionon me urimin për të voglën e tij!
July 12
09:43 2019

Sot është një ditë mjaft e veçantë për Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn, pasi një vit më parë ka ardhur në jetë vogëlushja e tyre Ajka. Besi dhe Xhensila janë përpjekur që ta mbajnë vogëlushen larg rrjeteve sociale duke mos postuar shpesh herë foto të saj.

Por sot Besi ka publikuar një foto në momentin e lindjes së Ajkës dhe përbri saj ka një urim të ndjerë. Në fakt kjo është hera e parë që e shohim portretin e plotë të vogëlushes së tyre.

O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjatë sepse mami yt ka 3 ditë që po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar . Ç’ti bëjmë qaramanes?
Ekziston një forcë aq e madhe tërheqjeje në botë që quhet ‘DASHURI’.
U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri.
Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën tek të tjerët.
Të kesh zemër që fal më të keqen, një mendje që e harron të keqen.
Dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin e Zotit.
Ne po të mësojmë si të ecësh vetë, si bën qeni apo macja, të thuash “Besi” edhe “Xhensila” (këtë mezi e shqiptojnë edhe të rriturit në fakt).
Por sa po mësojmë edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.
Ta dish që të dua aq shumë sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” 😂
Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim”- ka shkruajtur Besi përbri fotos duke na emocionuar të gjithëve. /Blitz.al/

Share