Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ai” fajëson Luana Vjollcën për ndarjen

“Ai” fajëson Luana Vjollcën për ndarjen
June 17
21:10 2016

Luana Vjollca sapo publikoi këngën e saj më të re me titull “Ai”. Pa publicitet që mund të zgjaste me ditë të tëra, pa video në rrjetet sociale ku të tregonte për ndjekësit e saj fragmente nga videoklipi.

Ajo u mjaftua me një foto të thjeshtë ditën e sotme, ku shkruante vetëm titullin dhe orën 20:00 sepse ashtu është ajo, aspak e komplikuar… Është thjesht një rastësi fakti që kënga e Luanës “Ai” lançohet një ditë pas “Ajo” nga Getoar Selimi (i cili është edhe tekstshkruesi ) & Majk.

“Ai” i Luanës është tipi që e fajëson për ndarjen por nëse nuk rikthehet në kohë Lui nuk e pret. Patjetër që e dinim se bukuroshja e Top Channel do të shfaqej shumë seksi në videoklip por ajo që nuk dinim është fakti që ka zgjedhur një stil ndryshe në të kënduar. Me gjithë skeptikët, analistët dhe ekspertët e muzikës në rrjetet sociale, Luana vendos të ndjekë pasionin e saj. Një showgirl mund të prezantojë, kërcejë e këndojë mjaft mirë nëse investon pasion e dashuri në atë që bën edhe pse shumëkujt mund të mos i pëlqejë ky fakt (sidomos atyre që flenë dhe zgjohen me Vivaldin).

Komento
Shperndaje