Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ai është vetëm 6-vjeç, dhe mbledh 110 milionë dollarë në vit, kjo është historia e tij

Ai është vetëm 6-vjeç, dhe mbledh 110 milionë dollarë në vit, kjo është historia e tij
December 13
22:30 2017

Ka shumë sipërmarrës të rinj të cilit kanë krijuar pasurinë e tyre dekadat e fundit nëpërmjet internetit , mjafton të përmendim këtu Mark Zuckerberg dhe Facebook.  Por në fakt Ryan është milioneri më i ri në botë falë internetit. Mbiemri i tij është i panjohur por ai është 6 vjeç dhe fiton mbi 100 milionë dollarë në vit.

Ryan ka një kanal të tijin në YouTube “Ryan ToysReview”, dhe publikon video çdo ditë duke treguar si funksionojnë lojrat e ndryshme që ai ka dhe blen. Kanali i tij ka 10 milionë ndjekës dhe çdo video shihet nga qindra miliona ndjekës. Ai shpjegon se çfarë i pëlqen dhe nuk i pëlqen nga secili produkt që shfaq në video.

Por si u shfaq fenomeni Ryan?

Çdo gjë nis kur ai është vetëm tre vjeç dhe kishte një pasion të madh për “Trenin Thomas” është treni që flet për Disney. Ai e kalonte të gjithë ditën në internet duke parë video ku flitet për trenin Thomas dhe si funksionon ai duke përdorur lojra të ndryshme. Vjen një moment që ai pyet mamanë e tij: Unë pse nuk jam në  You Tube si fëmijët e tjerë ? Kështu mamaja i jep të drejtë dhe vendos ti hapë një kanal në You Tube. Në Mars të 2015 ai ka publikur videon e parë ku duket duke hapur  një lojë  që i kanë blerë prindërit dhe është një tren Thomas, këtë moment ata e filmojnë dhe e publikojnë në faqen e Ryan.

Sot në fakt ai ka miliona ndjekës, dhe arrin të fitojë bashkë me prindërit e tij 100 milionë dollarë në vit. Sipas Forbes djali 6-vjeçar është në krye të 10 njerëzve më të pasur nga You Tube duke u rënditur 8-ti. /Blitz.al/

Shperndaje