Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Agron Llakaj jep lajmin e mirë: “Një pjesëtar i ri po vjen në familjen time!”

Agron Llakaj jep lajmin e mirë: “Një pjesëtar i ri po vjen në familjen time!”
April 16
20:45 2018

 

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar aktori i mirënjohur i humorit, njëkohësisht edhe drejtues i shoë-t, Al Paazar, Agron Llakaj.

Ai ka bashkëbiseduar për rreth 15 minuta me fëmijët e kastit duke zbuluar marrëdhënien e tij me mbesën e vogël, familjen dhe duke treguar copëza nga fëmijëria e tij.

Në fund të bisedës, teksa po thonte fjalët më të mira për bashkëshorten e tij, Llakaj ka treguar se në familjen e tij do të vijë një tjetër pjesëtar.

“Ne po na vjen një tjetër pjesëtar në familje, po na vjen një nip”, – ka treguar Llakaj.

Duket se shumë shpejt do të ketë festë në familjen e Agronit. /Blitz.al/

Shperndaje