Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Agon Amiga publikon për herë të parë foto familjare në 1 vjetorin e lindjes së djalit të tij

Agon Amiga publikon për herë të parë foto familjare në 1 vjetorin e lindjes së djalit të tij
August 19
22:32 2019

Rreth 3 vite më parë u përhap lajmi i ndarjes së Agon Amigës nga bashkëshortja Egzona dhe shkak u bënë disa mesazhe me Afërdita Dreshajn.

Por më pas u përfol se çdo gjë ishte qartësuar dhe reperi ishte rikthyer me bashkëshorten e tij. Pavarësisht kësaj deri më sot Agoni është treguar shumë i rezervuar për jetën e tij familjare.

Ditën e djeshme ai ka publikuar për herë të parë një foto familjare për 1 vjetorin e lindjes së djalit të tij dhe përbri shkruan:

“Dhurata më e madhe dhe kuptimi i plotë i dashurisë. Nuk po mundemi me besu që i ke mbush 1 vjet. Të duam pafund Noel.”

Çifti duket mjaft i lumtur në këtë foto dhe nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë të voglit: Gëzuar ditëlindjen!/blitz.al

Komento
Shperndaje