Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Agon Amiga: E tradhtova gruan me Afërditën. Më provokonte gjithë kohën

Agon Amiga: E tradhtova gruan me Afërditën. Më provokonte gjithë kohën
June 04
19:23 2016

Ka bërë shumë bujë në media ndarja e Agon Amigës nga bashkëshortja pas publikimit të mesazheve me Afërdita Dreshajn. Afërdita ka mohuar çdo gjë deri në momentin që Agon Amiga vendosi të flasë për herë të parë, vetëm pak minuta më parë.

Në një intervistë për “Prive”, këngëtari ka thënë se është e vërtetë që ndarja nga Egzona ndodhi për shkak të Afërditës. Sipas tij, Afërdita ka hyrë në mes të çiftit duke e provokuar vazhdimisht. Sipas tij, këngëtarja kishte për qëllim ta ndante nga gruaja dhe ia arriti qëllimit të saj, ndërkohë që vetë vazhdoi jetën me të dashurin.

Një vit pas ndarjes, Agon Amiga e di që nuk ka më kthim prapa dhe uron për ish-bashkëshorten e tij, Egzonën, që të ketë jetë të lumtur. Madje këngën më të re, “Qyqek”, ai e ka bazuar në historinë e vërtetë të jetës së tij. “Një këngë në të cilën shumë meshkuj mund të gjejnë veten”, – ka thënë ai.

Etiketimet
Vip
Shperndaje