Blitz

 Breaking News

Agnesa Vuthaj pjesë e projektit të rëndësishëm ndërkombëtar! Të gjitha gratë për një motiv të përbashkët

Agnesa Vuthaj pjesë e projektit të rëndësishëm ndërkombëtar! Të gjitha gratë për një motiv të përbashkët
January 21
12:29 2020

Agnesa Vuthaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar së fundmi jo vetëm për anën profesionale por edhe personale. Jao është komentuar për raportin e saj me biznesmenin indian, Chetaan Sandesara me të cilin thuhet se ajo është në një lidhje. Por një reagim i saj në Instagram hodhi poshtë lidhjen me biznesmenin në fjalë.

Megjithatë nga Agnesa kemi sërish të reja, e këtë herë arritje për figurën e saj mediatike.

Agnesa është shqiptarja e përzgjedhur që do të bëhet pjesë e një projekti mjaft të rëndësishëm ndërkombëtar për të ngritur zërin kundër abuzimit e diskriminimit të fëmijëve dhe femrave.

CNN ka transmetuar një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi “Mission NGO” që ka bërë bashkë bukuroshet ndër vite të “Miss World”. Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të këndohet në shumë gjuhë të botës dhe në gjuhën shqip është pikërisht Agnesa që thotë në shqip: “Unë jam me ty”.

“E lumtur të isha pjesë e një projekti kaq të veçantë. Versioni ndërkombëtar i këngës “I’m standing with u”, kënga e Diane Warren e nominuar për Oscar tashmë e kënduar në 6 gjuhë, folur në 15 dhe shkruar në 23. “Unë jam me ty është një projekt bamirësie që do përkrah gratë në gjithë botën”, ka shkruar Agnesa.

Share